Pas përfundoi bashkëbisedimin te Muzeu Kombëtar, Sekretari John Kerry shkoi të takonte pak metra më tutje edhe një qytetar nga Kosova, i cili ka ardhur në Tiranë për vizitën e zyrtarit amerikan. Kerry i dha qytetarit nga Kosova edhe një porosi për vendin e tij: “Meqë je nga Kosova, dua të jap një mesazh për popullin tënd. Vazhdoni kështu se jeni në rrugën e duhur”, i ka thënë Sekretari John Kerry. Edhe kësaj radhe Kerry theu protokollin duke iu afruar turmës ku ishin mbledhur qytetarët shqiptarët. E megjithatë, asnjë incident nuk është shënuar gjatë ditës së sotme. Pasi i dha mesazhin qytetarit nga Kosovë, diplomati amerikan u drejtua për në aeroportin ‘Nënë Tereza’ për të përmbyllur vizitën e tij zyrtare në vendin tonë. Gjatë qëndrimit 4 orë në Tiranë, John Kerry u takua me Presidentin Nishani, ministrin e Jashtëm Bushati, Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …