Kerry nesër viziton Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit,
John Kerry nesër pritet të vizitojë Kosovën. Merret vesh se në agjendën e vizitës
së tij do të jetë takimi me kryeministrin, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin,
Hashim Thaçi. Ende nuk dihet se ku do të zhvillohet ky takim, megjithëse ai
mund të zhvillohet vetëm në mjediset e Aeroportit të Prishtinës. Sipas zyrtarëve
të Departamentit të Shtetit, sekretari Kerry do të diskutojë me udhëheqësit e
Kosovës për çështje bilaterale dhe rajonale. Ndërkohë disa medie dhe analistë mendojnë
se ardhja e sekretarit amerikan të Shtetit mund të ndikojë në tejkalimin e situatës
së rënduar politike në vend, duke i dhënë fund mos-pajtimeve midis pozitës dhe opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …