Rryma

KESCO kërkon të shtrenjtohet rryma deri në 88 për qind për amvisëritë dhe deri në 70 për qind për bizneset

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike ka dorëzuar më 12 gusht në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë një propozim për tarifa të reja të energjisë elektrike, i cili do të shtrenjtonte rrymën deri në 88 për qind për amvisëritë dhe deri në 70 për qind për bizneset. Vendimi i ZRRE-së pritet brenda 20 ditësh pune. Sipas një infografike të publikuar nga REL, tarifa e ulët për ata që shpenzojnë nën 800 kilovat në orë, nga 2.89 centë është propozuar të bëhet 5 e 43, ndërsa e larta për këta konsumatorë nga 6.75 në 12.86. Për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat, është propozuar që tarifa e ulët të bëhet nga 5.90 në 11.09, derisa e larta nga 12.52 në 23.53.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese mund t’i japë fund bllokadës në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës, çdo 48 orë po përsëriten përpjekjet për të përfunduar konstituimin e …