????????????????????????????????????
Këshilli i Drejtorëve në Malishevë mbajti mbledhjen e rregullt
03/04/2017
Institucionet
Këshilli i Drejtorëve, i drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së hënës, ku është raportuar për aktivitetet e drejtorive komunale, gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Në këtë mbledhje, u tha se po vazhdon realizimi i projekteve, sipas planifikimeve, dhe ecuria e këtyre projekteve është duke shkuar mirë dhe rrjedhimisht edhe realizimi i tyre do të bëhet sipas planifikimeve.
Temë me rëndësi e trajtuar në këtë mbledhje është edhe problematika e qenve endacak, ku sipas drejtorit për bujqësi, Murat Hoxha, janë në bisedime me një fondacion zviceran, me të cilin pritet që gjatë javës të bëhet edhe një marrëveshje, për sterilizimin dhe kastrimin e qenve endacak.
Edhe drejtoritë tjera, kanë raportuar për aktivitete e tyre, ku u tha se po vazhdohet me fushatat për luftimin dhe parandalimin e EHKK. Po ashtu edhe inspektorati ka njoftuar se gjatë kontrolleve të rregullta të lokaleve hoteliere, kanë hasur në dy raste, ku kanë gjetur probleme me dokumentacion për punëtorët e angazhuar në këto lokale, dhe si rezultat i kanë mbyllur dy lokale “nate”.
Kontrolloni gjithashtu
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …