Këshilli i Drejtorëve, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së Hënës, ku janë diskutuar një varg çështjesh, që kanë të bëjnë me angazhimet e përditshme të drejtorive komunale, gjatë javës së kaluar dhe për detyrat e javës në vazhdim.
Drejtorët e drejtorive, kanë shpalosur raportet javore, për punët e kryera, ku do veçuar Drejtorinë e Urbanizmit, Drejtorin, Ahmet Morina i cili raportoi për infrastrukturën rrugore e cila është në përfundim e sipër në fshatin Lladrovc, infrastruktura në katër shkolla që është në përfundim dhe në disa shkolla po punohet si në Llozicë e Bardhë dhe në aneksin e gjimnazit ,, Hamdi Berisha”, po ashtu, shumë shpejt do të fillohet edhe me disa renovime në kanalizime, ku kemi kërkesa nga fshatrat.
Ka filluar, inventarizimi me karrige i shkollës në Bubavec të paraparë për fillimvitin shkollor 2017/2018, ku jemi në vazhdimësi të përgatitjeve dhe plotësimit të kërkesave për një vit sa më të përgatitur shkollor, theksoi, Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina.