Këshilli i drejtorëve në Malishevë mbanë mbledhjen e rregullt të së hënës

Këshilli i drejtorëve, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, z. Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së hënës, ku janë diskutuar shumë çështje, që kanë të bëjnë me angazhimet e përditshme të drejtorive komunale, por edhe projektet prioritare të cilat hyjnë në shërbim të infrastrukturës shkollore, asfaltimi i rrugëve dhe kanalizime. Drejtorët e drejtorive, raportuan para kryetarit të Komunës, ku angazhimi më prioritar, gjatë javës së kaluar  ishte, infrastruktura e objekteve arsimore, objekteve të reja shkollore, ujësjellësi, kanalizimi dhe hapësirat e jashtme, po ashtu edhe pajisja me mjete dhe tekste mësimore, inventarizimi, pasi procesi mësimor fillon më 4 shtator. Tekstet mësimore janë siguruar për klasët e nivelit fillor nga një- pesë ( I-V), kurse ato nga niveli gjashtë- nëntë (VI-IX), varësisht nga kërkesat e drejtorëve të shkollave, informon  Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Avdi Morina. Gjithherë, sipas  Morinës, për fillimvitin e ri shkollor janë bërë të gjitha parapërgatitjet, edhe pjesa e dytë e testit, të ,,Maturës Shtetërore” është mbajtur. Drejtori për Ekonomi dhe Financa, Vesel Krasniqi, informoi Këshillin  e Drejtorëve, për ecurinë e dëgjimeve publike për projekt-buxhetin për vitet 2018/2020, përkatësisht për vitin 2018, ku deri më tash janë mbajtur më shumë se pesë  dëgjime publike, kjo ka ndihmuar shumë në hartimin e listës së prioriteteve të projekteve për vitin e ardhshëm. Kurse Administrata Publike, ka  treguar efikasitet në kërkesat e qytetarëve, mërgimtarëve, ku vetëm brenda muajit gusht, ka kryer mbi dhjetëmijë (10.000), plotësim dokumentesh, njofton shefi i administratës, Agim Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …