Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të enjten pas diskutimit në lidhje me situatën e krijuar me pandeminë dhe vendimeve të Qeverisë të marra më 25 gusht në lidhje me shtesat në pagë për të punësuarit në sektorin publik ka parashtruar disa kërkesa e ka paralajmëruar padi ndaj qeverisë. Këshilli ka kërkuar që shtesat mbi pagë të rishqyrtohen dhe të merret vendim për rritjen e shtesave të cilat duhet të paguhen në mënyrë retroaktive nga muaji qershor 2021 deri në përfundimin e pandemisë, jo më e ulët se 300 euro në të kundërtën “pason padia për shkelje të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës”. Po ashtu, FSShK-ja ka kërkuar që urgjentisht të miratohet Ligji për pagat dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga muaji janar i vitit 2022.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …