Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar se mund të ketë ndërprerje të punës në të gjitha institucionet publike shëndetësore nëse Qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre. Federata i ka bërë thirrje edhe një herë Qeverisë që Ligji mbi Pagat të procedohet, të miratohet dhe të zbatohet me buxhetin e vitit 2022. “Këshilli Drejtues i FSSHK-së unanimisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nëse Ligji i Pagave nuk kalon të ketë rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sistemit shëndetësor në lartësi prej 50% dhe kjo bazuar në faktin se nuk ka pasur rritje pagash që nga viti 2014”, thuhet në komunikatën nga FSSHK-ja pas mbajtjes së mbledhjes nga Këshilli Drejtues. Federata i ka dhënë ultimatum Qeverisë deri më 15 dhjetor dhe më pas ka paralajmëruar masa radikale deri në ndërprerje të punës në të gjithë institucionet publike shëndetësore. Ajo paralajmëron masa radikale sindikale, siç është ndërprerja e punës në të gjithë institucionet publike shëndetësore. Mbesim me shpresë që Qeveria do të reflektojë, në të kundërtën për të gjitha pasojat e mundshme përgjegjësinë e bartë vetë Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …