Këshilli Drejtues i PSD-së e zgjedh Shqipe Pantinën nënkryetare dhe Dardan Molliqajn sekretar të përgjithshëm

PSD e zgjedh Shqipe Pantinën nënkryetare dhe Dardan Molliqajn sekretar të përgjithshëm

Këshilli Drejtues i Partia Socialdemokrate e ka zgjedhur Shqipe Pantinën nënkryetare të PSD-së dhe Dardan Molliqajn sekretar të përgjithshëm. “U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të PSD-së, ku u diskutua për situatën politike dhe mbi planin organizativ për rritje dhe zgjerim. Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje Këshilli Drejtues votoi si nënkryetare zonjën Shqipe Pantina, votoi si sekretar të përgjithshëm zotin Dardan Molliqaj, ndërsa zgjodhi anëtarë të Kryesisë: znj. Adea Batusha, znj. Aida Rushiti, z. Ardian Olluri dhe znj. Natyra Kuçi”, thuhet në njoftimin e PSD-së

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …