Organi vendimmarrës i Partisë Demokratike të Kosovës, edhe zyrtarisht e ka nominuar Kadri Veselin për Kryetar të Parlamentit. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues të kësaj partie, duke i dhënë edhe kompetenca të tjera kryetarit të PDK’së. Një zyrtar i lartë i partisë ka thënë se Kadri Veseli ka marrë edhe kompetencë të propozojë emrat e ministrave të rinj si dhe të propozojë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale. “Këshilli Drejtues ka marrë dy vendime madhore. I pari ka të bëjë me nomiminin e z. Veseli për Kryetar të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Vendimi i dytë ka të bëjë me dhënien e kompetencave për Kryetarin e PDK’së që t’i propozojë emrat për ministra të rinj në Qeveri dhe emrat e kandidatëve për Kryetarë komunash, thuhet në një njoftim për medie.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …