Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”zgjedhi rektor të UP-së, Marjan Demaj. Gjatë procesit të votimit për ai mori më së shumti vota. Kandidatët tjerë për këtë pozitë, Afrim Hamidi dhe Xhevat Berisha morën vetëm nga një votë ndërsa Marjan Demaj i mori shumicën e votave. Pas zgjedhjes në këtë pozitë, rektori, Marjan Dema, falënderoi të gjithë ata që ia kanë dhëne besimin për të ardhur ne krye te Universitetit të Prishtinës dhe theksoi se këtë detyrë do ta kryejë në mënyrën më të mirë të mundshme.Në garë për rektor kanë qenë edhe Nuridin Mestani dhe Jusuf Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …