Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka reaguar kundër deklaratave të pavërteta dhe të pa verifikuara të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke rikonfirmuar se asnjëherë nuk do të lejojë asnjë institucion të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve që kanë precedent penal. Gjatë konferencës është folur edhe për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, e cila dyshohet se është dhunuar nga 11 persona. Këshilli Gjyqësor ka vërtetuar se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë. Ka diçka që duhet thënë në mënyrë publike, që ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, njëri nga 11 të pandehurit që sot ndodhen në gjykatë është e vërtetë që ka precedent penal dhe ka veprat në gjykatë, por kush mbanë përgjegjësinë për mungesën e rehabilitimin të këtij personi?”, ka pyetur kryetari i KGjK-së, Albert Zogaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …