Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka mbajtur takimin e 263-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit Albert Zogaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka mbajtur takimin e 263-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit Albert Zogaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka njoftuar se ka mbajtur takimin e 263-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit Albert Zogaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Në fillim të këtij takimi, Këshilli ka diskutuar dhe vendosur që në ueb faqen e KGjK të publikoj vendimet e Gjykatës Supreme lidhur me procedurat disiplinore ndaj gjyqtareve.  Gjithashtu, ka marrë Vendim që Autoritetet Kompetente, përkatësisht kryetarët e gjykatave, të publikojnë në ueb faqet e gjykatave përkatëse vendimet  për hedhje apo refuzim të kërkesave të parashtruara nga persona fizik dhe/apo juridik për inicim të procedurave disiplinore ndaj gjyqtarëve.

Në vijim, anëtarët e Këshillit kanë autorizuar një komision ad –hoc për fillimin e procesit të auditimit në gjykatat themelore dhe degët e tyre sa i përket ekzekutimit të dënimeve me burgim apo me gjobë të shqiptuara në lëmin penale dhe në lëmin e kundërvajtjes.

Po ashtu, Këshilli ka shqyrtuar dhe ka aprovuar draft/formularin për Vlerësimin e Performancës së kryetarëve të gjykatave si dhe ka shqyrtuar kërkesën e kryetares së këtij Komisioni lidhur me kompensimin e anëtarëve të komisionit të performancës.

Gjatë takimit, anëtarët diskutuan rreth trajnimit të obligueshëm të Kodit të Etikës, të cilën autorizuan Komisionin për Trajnime dhe Komisionin për Çështje Normative që të bëjnë vlerësimin e nevojave për ndryshim dhe plotësim t Rregullores për trajnime.

Ndërkaq, lidhur me sigurimin e transportit për gjyqtarët që ndjekin trajnimin fillestar, Këshilli ka marrë qëndrim që kjo çështje të adresohet në plotësim dhe ndryshim të udhëzimit administrativ për përdorimin e automjeteve zyrtare.

Këshilli refuzoi kërkesën e një gjyqtari të pensionuar, i cili ka kërkuar kompensimin e pushimit vjetor të pashfrytëzuar për vitin 2021.

Mes tjerash, anëtarët e KGjK-së shqyrtuan ankesat dhe kërkesat për transferim të gjyqtarëve, në njërën ankesë Këshilli vendosi t’i adresohet kryetarit të Gjykatës për vlerësim,  një ankesë është refuzuar, ndërsa tri kërkesa tjera KGjK vendosi që ti trajtoj në mbledhjet e radhës.

Këshilli e mori vendim për përfundimin e mandatit të komisionit të themeluar me vendimin KGJK.nr.221/2021.

Anëtarët e Këshillit caktuan: anëtarin në Komisionin për Administrimin e Gjykatave, anëtarin në Komisionin për Rishqyrtim të ankesave për kandidatët në ngritje në detyrë në Gjykatën e Apelit dhe anëtarin rezervë në Panelin për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistimin e kandidatëve për ngritje në detyrë për dy gjyqtar nga radhët e gjyqtarëve të komunitetit serb në Gjykatën e Apelit – divizioni në Mitrovicë.

Në vijim të këtij takimi, Këshilli vendosi për shpalljen e konkurseve;  për tre (3) gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, Kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega në Podujevë dhe dega në Gllogoc si dhe gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Ferizaj, dega në Kaçanik.

Gjithashtu, Këshilli ka diskutuar edhe lidhur me funksionimin e gjyqësorit pas Vendimit të fundit të Qeverisë sa i përket masave që duhet ndërmerren lidhur me kujdesin nga virusi covid-19, ndërsa  Kryesuesi Zogaj, informoi anëtarët e KGjK-së lidhur me kërkesën drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Drejtësisë për sigurimin e vaksinave për punonjësit e sistemit gjyqësor si dhe theksoi se do të mbajë takim me të gjithë kryetaret e gjykatave që të njihet për së afërmi me funksionimin e gjykatave dhe zbatimin e masave mbrojtëse.

Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dyer të mbyllura për shqyrtimin e dy (2) ankesave.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë pas inaugurimit, pllakën e heroit të kombit, Ismet Krasniqi, e ka dëmtuar dora e zezë e kolaboracionistëve

Amir Krasniqi, djali i heroit ka shpërndarë disa fotografi të dëmtimit të pllakës, derisa e …