Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton se ka vendosur për suspendimin e gjyqtarit, Agim Kuçi, për rastin e lirimit të Sekiraçës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton se ka vendosur për suspendimin e gjyqtarit, Agim Kuçi, për rastin e lirimit të Sekiraçës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton se ka vendosur për suspendimin e një gjyqtari deri në një vendim tjetër. Mësohet se bëhet fjalë për gjyqtarin, Agim Kuçi, i cili ka pasur rastin e Enver Sekiraqës. Suspendimi i gjyqtarit vjen pasi më 3 maj të këtij viti pas shpalljes së dënimit me 25 vjet burgim për Sekiraqën për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, mori aktvendim që t’ia ndërpres masën e arrestit shtëpiak dhe të mbrohet në liri. KGJK njofton se Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit. “Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …