Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”, që përbën një iniciativë të rëndësishme për të adresuar ndikimin dhe rolin e fesë në jetën moderne.
Në këtë tryezë, u prezantuan disa kumtesa nga folës të ndryshëm, të cilët ndanë perspektivat e tyre mbi ndikimin e fesë në shoqëri, si:
Vedat ef. Sahiti – Kryeimam i Kosovës, i cili kumtoj temën: “Roli që ka feja në shoqëri”;
Dr. Valon Myrta – Kryetar i KBI-së në Gjakovë, kumtoj temën: “Kontributi i fesë në edukimin e shoqërisë”;
Prof. Dr. Hysen Matoshi nga Instituti Albanologjik, kumtoj temën: “Roli i prijësve fetar në kultivimin e harmonisë dhe tolerancës fetare”;
Dr. Shkodran Imeraj nga Instituti i Historisë, kumtoj temën: “Roli i prijësve fetar në çështjen kombëtare”;
Avdullah Klinaku – jurist, kumtoj temën: “Roli i Islamit në rujatjen e familjes”;
Ramdan Shkodra – drejtor i Kulturës në BIK, kumtoj temën: “Atakimi i vlerave islame nga lëvizjet ideologjike të ditëve të sotme”.
Secila kumtesë e bëri këtë tryezë një hap të rëndësishëm drejt analizës së rolit të fesë në një shoqëri gjithnjë e më komplekse dhe të ndërlidhur. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka ndar mirënjohje për dy nga hoxhallarët e nderuar, Hoxhë Ajni Ramadanin dhe Hoxhë Binak Tolaj, për kontributin e dhënë me dekada në shërbim të popullit, si dhe në rritjen dhe promovimin e vlerave kombëtare dhe fetare.
Ndikimi juaj është i paçmuar për ne dhe për të gjithë komunitetin!
Falënderoj Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan, për organizimin e kësaj tryeze dhe të gjithë ata që morën pjesë, ka shkruar në faqen e tij në facebook, z. Bashkim Ramosaj.