leoni

Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Këshilli i BE-së do të mund të deklarojë javën që vjen se do t’i heqë gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javën që vjen se do t’i heqë gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por paralelisht me hapat tjerë që duhet të ndërmarrë Kosova për t’i ulur tensionet në veri. Radio Evropa e Lirë njofton se ka pasur qasje në draftin e këtyre konkluzioneve ku përmenden edhe çështjet tjera lidhur me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. “Në përputhje me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë, në emër të BE-së, BE-ja i ka zbatuar masat ndaj Kosovës. Këshilli do t’i heqë gradualisht këto masa, paralelisht me hapat tjerë të Kosovës për shtensionim në veri. Këshilli do të merret me ketë çështje”, thuhet në versionin e fundit të draftit të konkluzioneve që do të duhej të miratoheshin të martën në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme’ njofton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …