Këshilli i BE-së ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Komisionit Evropian me një kërkesë urgjente, ku në marrëveshjen bazë, t’ia vendos Serbisë si pjesë të Kapitullit 35 të negociatave të saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ashtu edhe siç ishte zotuar vetë përfaqësuesi i lartë i BE-së , Josef Borell, më 19 mars të këtij viti në Ohër kur kjo marrëveshje ishte pranuar nga Kosova dhe Serbia. Dokumenti kërkon një propozim për ndryshime dhe plotësime në kriteret nga Kapitulli 35”, i cili do të përfshinte marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin për zbatimin e saj në atë kapitull negociator me Serbinë”, sipas draftit të konkluzioneve të liderëve evropianë për përgatitjet për samitin e ardhshëm. Me të njëjtin dokument, liderët evropianë do t’i bëjnë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të respektojnë dhe zbatojnë plotësisht marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e saj të Ohrit “pa vonesa dhe parakushte të mëtejshme”, duke theksuar se kjo vlen edhe për themelimin e Asociacionit të komunat me shumicë serbe. (ReL)