Këshilli i BE-së shqyrton mundësinë e zgjatjes e mandatit të emisarit. Lajçak edhe për pesë muaj

Këshilli i Bashkimit Evropian po shqyrton rekomandimin për zgjatjen e mandatit të emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për pesë muaj të tjerë. Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Ana Pisonero, deklaroi se rekomandimi është lëshuar për zgjatjen e mandatit të Lajçak-ut deri më 31 janar 2025. “Vendimin për këtë do ta marrë Këshilli,” tha Pisonero në një konferencë për media. Miroslav Lajçak, ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, është emëruar për herë të parë si emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi më 2 prill 2020. Mandati i tij është zgjatur disa herë, me zgjatjen e fundit që përfundoi më 18 korrik 2023. Gjatë mandatit të tij, nuk është arritur ndonjë progres domethënës në dialog, dhe situata mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë e tensionuar.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit

Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …