Këshilli i Drejtorëve në Malishevë mbajti mbledhjen e radhës

Nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve. Kjo mbledhje u përqendrua në organizimin e aktiviteteve të rëndësishme që do të zhvillohen në ditët në vijim, përfshirë ceremoninë e shpalljes “Qytetar Nderi” për tri personalitete nga shteti i New York-ut dhe aktivitete të tjera në kuadër të shënimit të “Ditët e Mërgatës 2024”. Kryetari Kastrati, pasi falënderoi të gjithë drejtorët e drejtorive për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm, i njoftoi për aktivitetet që do të mbahen nesër, më 1 gusht. Në këtë datë do të shpallen qytetarë nderi tri personalitete nga SHBA. Gjithashtu, ai informoi për organizimin e festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, pritjen për mërgimtarët, koncertin më 3 gusht dhe festivalin “MAL Fest”, të cilat do të zhvillohen në katër ditët e ardhshme. Drejtorët e drejtorive komunale u zotuan për angazhim maksimal në organizimin e këtyre ngjarjeve me rëndësi kombëtare dhe kulturore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim Kryetarin e posazgjedhur të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega në Ferizaj, Afrim Mehmeti

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim kryetarin e posazgjedhur …