Këshilli i Drejtorëve në Malishevë mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli i Drejtorëve në Komunën e Malishevës, si çdo fillim jave, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, e cila është drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, ndërsa drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për punët dhe aktivitet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për planifikimet për javën në vijim. Në këtë mbledhje, u raportua për inspektimet e vazhdueshme të inspektorëve komunal, si në ndërprerjen e ndërtimeve pa leje, ashtu edhe në respektimin e orarit të punës, produktet ushqimore, si dhe për respektimin e ndalimit të pirjes së duhanit në lokale. Sa i përket buxhetit, drejtoria për buxhet dhe financa, ka bërë të ditur se e kanë pranuar qarkoren e parë, apo versionin e parë të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), dhe sipas drejtorit komunal për buxhet, Valon Mazreku, hartimi i buxhetit do të filloj nga tani, dhe do të respektohen të gjitha rregulloret e parapara për hartimin e buxhetit, ku janë planifikuar edhe debatet publike me qytetarë dhe grupet tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …