leoni

Këshilli i Drejtorëve në Malishevë mbajti takimin e rregullt javor

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka udhëhequr mbledhjen e rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale, ku nga raportet e drejtorëve u njoftua për zhvillimet e javës që kaloi me punët e kryera në terren. Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaqi, në raportin javor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit, mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor dhe njëkohësisht uroj drejtorët e rinj për angazhim në pranimin e detyrës së re. Viti shkollor 2018/2019 fillon më, 3 shtator  për të gjitha shkollat, përjashtimisht në ndonjë institucion arsimor ku punimet për rinovimet e objekteve shkollore janë në përfundim e sipër. Po ashtu në kuadër të përgatitjeve, paraqiti para të pranishmëve  realizimet  dhe  përgatitjet për furnizim me tekste mësimore, ku MASHT-i veç ka filluar të furnizojë me libra falas,  për të gjitha klasat nga I-IX. Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, kanë përfunduar katër projekte bujqësore ku përfitues janë qytetarët malishevas dhe në periudhën e ardhshme  priten edhe tetë projektet tjera të cilat janë në procedurat e prokurimit. Edhe drejtorët tjerë raportuan sipas planeve dhe projekteve që kanë kryer brenda kësaj periudhe dhe pritën që në vazhdim të realizohen edhe projekteve të reja për ditët dhe javët e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …