leoni

Këshilli i Drejtorëve në Viti mbajti mbledhjen e rregullt

Në Viti, është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve e cila është udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është folur mbi përgatitjet e dokumentacionit dhe raporteve të strategjive sektoriale për Planin Zhvillimor Komunal. Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, kërkoj nga drejtorët e drejtorive komunale që të dërgojnë këto raporte në këtë DUPMM me qëllim që Plani i ri Zhvillimor Komunal të plotësohet dhe të dihen nevojat e secilës drejtori. Ai bëri me dije se ata duhet të kenë të dhëna të reja mbi gjendjen ekzistuese në drejtori dhe planifikimit e tyre për të ardhmen. Ndërkaq Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë, u shpreh se kjo komunë është e përkushtuar që planet e tyre të rregullojnë jetën e qytetarëve të kësaj komune dhe kërkoj nga drejtorët që të punojnë me përkushtim për të bërë ndryshimet e nevojshme. Ndërkaq në këtë mbledhje është diskutuar edhe mbi përgatitjet e materialeve për mbledhjen e radhës së KPF-së dhe të Kuvendit Komunal të Vitisë. Temë e diskutimit në këtë këshillë ishte edhe parapërgatitjet me rastin e shënimit të Manifestimit “Flakadani i Karadakut” por edhe të aktiviteteve të tjera të cilat pritën të zhvillohen së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …