Këshilli i Etikës ka miratuar kërkesën e deputetëve socialistë lidhur me përjashtimin e Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tjerë të grupit të tij pasi bllokuan dje foltoren dhe punimet e Kuvendit. Janë përjashtuar për 10 ditë Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi. Partia Socialiste i dërgoi kërkesën për përjashtim të grupit të Berishës kryeparlamentares, Lindita Nikolla pasi nga debatet dje në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri bashkë me deputetë të tjerë bllokuan foltoren. Komisioni i Etikës nuk është hera e parë që merr një masë të tillë për deputetë të grupimit të Sali Berishës. Vitin që shkoi u përjashtua Flamur Noka, si masë disiplinore për “zaptim” të foltores së Kuvendit.