Këshilli i Evropës ia ka zgjatur edhe për dy vite mandatin EULEX-it. Kjo do të bëjë që sistemi ynë i drejtësisë ende të mos mund të pavarësohet plotësisht. Gjatë këtij mandati tjetër të zgjatur, EULEX-i do të jetë në shërbim të Gjykatës Speciale e cila do të merret me hetimin e krimeve të pretenduara se i ka bërë UÇK-ja (!) Këshilli i Evropës ka marrë vendim që gjatë mandatit të ri prej dy viteve, EULEX-si do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë. Por do të ketë edhe fusha ku zëri i EULEX-it do të jetë vendimtar. Misioni do të mbajë disa përgjegjësi të kufizuara ekzekutive në fushat e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe në mbështetjen për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar, si dhe do ta mbajë rolin e tij si reagues i dytë në fushën e sigurisë”, thuhet në një komunikatë shtypi të Këshillit të Evropës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …