Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore sqaron një reagimi se ndërprerja e punëve për rrugën që do të lidhë Kosovën me Malin e Zi përmes Grykës së Deçanit, në zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit është veprim me të cilin respektohet legjislacioni në fuqi i Republikë së Kosovës dhe jo triumf i ndonjë subjekti të caktuar. Manastiri i Deçanit është një ndër katër (4) monumentet që gjenden në Republikën e Kosovës dhe është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, si pasuri e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Si monument më rëndësi universale mbrohet nga Republika e Kosovës sipas ligjeve të trashëgimisë kulturore dhe konventave ndërkombëtare, rikujton Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Ai me propozimin e Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit është shpallur aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në vitin 2016, dhe është përfshirë në listën e aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit. Në përputhje më Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura dhe Vendimin e KKTK-së, Manastiri i Deçanit ka zonë të mbrojtur prej 839.60 hektarë tokë të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …