Këshilli i Kryetarëve ka mbajtur takimin virtual për qëndrimin e përbashkët lidhur me takimin e së martes të Komisionit të Granteve të Qeverisë së Kosovës. Pas debateve dhe diskutimeve, Këshilli i Kryetarëve rekomandon në mënyrë unanime që kryetarët e Komunave në Komisionin e Granteve të mbrojnë qëndrimin e Kryetarëve të Komunave të Kosovës:
-
Këshilli i Kryetarëve kërkon që të mos ketë zvogëlim prej rreth 33 milion euro për komunat e Kosovës.
-
Me shkurtimin e buxhetit ndaj komunave do të ndërpriten shumë projekte vitale të komunave.
-
KK këtë nuk e sheh si ngarkesë për Qeverinë qendrore në realizimin e projekteve ndërsa janë ndihmesë shumë e madhe për Komunat, sidomos në investimet kapitale dhe mallra dhe shërbime e sidomos në këtë kohë.
-
Duhet marrë parasysh që vetëm rreth 25% e buxhetit total të Kosovës ndahet për komuna dhe shkurtimet e parapara do të rëndojnë edhe më tutje jetën e qytetarit.
-
Po ashtu do ndikoj në ndërprerjen e shumë kontratave që komunat kanë nënshkruar apo janë afër marrëveshjeve të projektuara për investime kapitale dhe këto shkurtime do të jenë tejet të dëmshme për komunat e Kosovës.
-
Shkurtimi i buxhetit për komuna do të ndërpresë shumë projekte që kanë qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.
-
Të parashihet fakti që shumë komuna gjatë kësaj kohe kanë falur taksa, qira për bizneset etj., kështu ka rënie drastike të të hyrave vetanake.
-
Rreziku që pandemia do të zgjasë dhe nëse shkurtohet buxheti për komuna atëherë edhe ballafaqimi i komunave me pandemi do të jetë më i vështirë në mos i pamundur.