Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin urgjent, lidhur me situatën në vend

Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin urgjent, lidhur me situatën në vend

Lidhur me situatën e rëndë aktuale sa i përket grevës së përgjithshme, si në sistemin arsimor dhe atë të shërbimit civil në nivel lokal, Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin urgjent. Kryetarët në përfaqësimin e 22 komunave edhe një herë shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me situatën e krijuar, ku theksuan se një gjë e tillë shkakton pakënaqësi të thella dhe pengesa të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Ata shprehën angazhimin dhe ndërmarrjen e të gjitha përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, mirëpo kjo gjendje e jashtëzakonshme, ka burimin nga mungesa e dialogut të mirëfilltë të qeverisë dhe sindikalistëve”. “Andaj, Këshilli i Kryetarëve vlerëson se përgjegjësit kryesor të këtij tensionimi në mes palëve, në këtë rast Qeveria dhe BSPK-ja duhet të dialogojnë në mënyrë që të zhbllokohet situata dhe greva të përfundojë, dhe që të gjitha institucionet të kthehen në normalitetin dhe punën e tyre”, ka njoftuar AKK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …