KËSHILLI I MËSIMIT SHQIP PËR DIASPORË PATI TAKIM VIRTUAL ME MINISTRIN, MAJKO DHE ZV. MINISTRIN, BRESTOVCI

KËSHILLI I MËSIMIT SHQIP PËR DIASPORË PATI TAKIM VIRTUAL ME MINISTRIN, MAJKO DHE ZV. MINISTRIN, BRESTOVCI

Takimi i kryesisë së KMSHD-ë me z.Majkon, z.Brestovcin, znj.Hysa dhe znj.Ilia

   Kryesia e Këshillit të Mësimit Shqip për Diasporë (KMSHD), më 29 tetor 2020, në prani të përfaqësueseve të dyja shteteve shqiptare; Shqipërisë dhe Kosovës, mbajti një takim pune (virtuale) me: Ministrin e Diasporës të Republikës së Shqipërisë z. Pandeli Majko, me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, z. Bekim Brestovci, me drejtoreshën e Qendrës së Botimeve për Diasporën Dr. Mimoza Hysa, si dhe e pranishme ishte edhe drejtoresha e kabinetit të Ministrisë së Shtetit z. Ada Ilia.

Takimin e hapi  Dr. Vaxhid Sejdiu, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, në fillim të fjalës së tij kërkoi që KMSHD të njihet nga institucionet e dy shteteve  tona, me të vetmin qëllim që të jetë rrugëtimi i ynë sa më funksional dhe sa më i natyrshëm për unifikimin e shkollave shqipe në raport me zhvillimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë. Po ashtu, u theksua që së bashku të bashkëpunojmë me institucionet tona rreth hartimit të platformës digjitale, teksteve shkollore dhe dokumenteve të nevojshme për të cilat ka nevojë shkolla shqipe kudo ku ajo funksionon, në diasporë. Sa i përket formës juridike, se si bëhet regjistrimi në këto organe, ne si këshill kërkojmë ndihmën e institucioneve tona kombëtare e shtetërore, për t’i plotësuar këto kritere, tha Dr. Sejdiu. Po ashtu, përfaqësuesit institucional, Dr. Sejdiu i informoi me zgjerimin e Këshillit me tre anëtarë të rinj, të cilët vijnë nga komunitetit i Arbëreshëve, nga komuniteti i shqiptarëve të Turqisë, dhe nga shqiptarët e Malit të Zi. Ky ndryshim e rrit numrin e anëtarëve të KMSHD në 18,duke përfaqësuar 15 shtete ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe në diasporë.

Këtë takim, të kryesisë së KMSHD-së, e përshëndeti edhe z. Pandeli Majko, i cili e pa si mjaftë të dobishëm, që të jetë për një bashkëpunim institucional, ku ideja për unitetin në mes të Këshillit dhe  shtetit shqiptar është në dukje, që në këtë kuadër mendoj se  organizimi i një marrëveshje me Qendrën e Botimeve, për të patur një konsultim të përgjithësuar lidhur me librat, procesin që do të ndiqet sa i përket arsimimit në diasporë, ne jemi absolutisht të gatshëm të punojmë së bashku, ku ju sigurojmë partner vendit tuaj si partnerë në këtë rrugë të përbashkët, tha zoti Majko.

Ka ardhur koha që të krijojmë një lidhje të ngushtë të te dy shteteve me përfaqësuesit e diasporës, ku të gjitha shoqatat e diasporës nuk duhet të hezitojnë të japim kontributin e tyre, por ta bëjnë një bashkëpunim me institucionet të Shqipërisë apo të Kosovës, qofshin ato për arsim, kulturë apo ekonomi dhe për këtë kërkoj nga KMSHD, që të mos hezitoni por të jeni krahë për krah me dy shtetet tona që t’i realizoni objektivat, të cilat i keni para vetës, por që mbështetës t’i keni edhe institucionet, tha ai. Kërkesat e juaja i kemi marrë dhe shqyrtuar me anëtarët përgjegjës.

Ndërsa, unë kam kërkuar që të debatohet në lidhje me krijimin e mundësive, që së paku anëtarët e kryesisë suaj të janë pjesë e diskutimeve publike, me standardet e pjesës mësimore!

Të jeni bashkautorë apo recensentë të teksteve. Unë pajtohem me mendimin e z. Majko, që së pari të ishte mirë që të krijohet një relacion zyrtar në mes nesh; institucioneve që ne i përfaqësojmë dhe institucionin që ju e përfaqësoni, në bazë të gjashtë marrëveshjeve ndër-qeveritare Shqipëri-Kosovë që të arrijmë një bashkëpunim në baza ligjore, theksoi z. Brestovci.

Përshëndes KMSHD-ë, e cila vullnetarisht ka marrë këtë nismë për ta bërë organizimin dhe  bashkimin e të gjithë mësimdhënësve të trevave tona dhe për një ndihmesë të madhe, që mund t’i jepni punës sonë për mësimin në gjuhën shqipe në diasporë. Pra, këtë e shikoj si një bashkëpunim, që do të na vlejë për institucionet tona, e të na ndihmojë edhe për kërkesat tona që mund t’i parashtroni për pikat e bashkëpunimit, tha  zonja Mimoza Hysa.

Sa i përket pyetjes për ngritjen e legjitimitetit të institucionalizimit të KMSHD-së pranë institucioneve tona, njëra nga pikat që e trajtoi Këshilli ynë, që dua t’ua përcjell të gjitha fjalët e mira, të cilat i  thanë për Këshillin e juaj, Këshilli i Ministrisë së Arsimit dhe ai i punëve të jashtme, të cilët janë pjesë të këtij Këshilli (QBD)!

QBD, e mirëpriti formimin e këshillit tuaj dhe kërkuan pikërisht atë që kërkoi z. Bestrovci; që  ta keni statutin e juaj në mënyrë të bërjes legjitime të këshillit tuaj për të vendosur marrëdhënie bashkëpunimi, njëkohësisht dhe të kemi përgjegjësi që t’ju përgjigjemi kërkesave tuaja, tha znj. Hysa.

Kërkesa jonë është që ne si grup profesionistësh vullnetarë që kemi ushtruar profesionin e mësuesit në diasporë prej vitesh, duke krijuar mësime të përshtatshme për nxënësit, me kënaqësi duam t’i respektojmë ligjet e dy shteteve tona, por që ne mund edhe të mos e njohim anën ligjore, e cila na lejon që të realizojmë, bashkëpunim. Pikërisht, kjo na bëri neve një grup nismëtarësh vullnetarë,  të mblidhemi së bashku dhe të marrim përvojë nga 15 shtete, nga të cilët vijnë 18 anëtarë të KMDSH-ë në mënyrë që ta unifikojmë mësimin plotësues të gjuhës shqipe, e t’i japim shtytje bashkëpunimit për ruajtjen e gjuhës, historisë e kulturës shqiptare në diasporë, tha nënkryetarja e KMSHD-ë znj Mira Shehu.

Aty dëgjuam Dr. Mimoza Hysën, z. Pandeli Majko dhe z. Bekim Brestovci që shprehën dëshirën për bashkëpunim me KMSHD-në, në përpilimin e teksteve, por unë mendoj se nuk mjafton vetëm njëherë në vit! Neve duhet të na dëgjohet zëri i eksperiencës sonë në tërë Diasporën dhe të punojmë me të gjithë shqiptarët, kudo që janë dhe duan të japin kontributin e tyre, pa marrë parasysh se në çfarë mënyre apo forme! Për këtë është mirë, që në momentin kur fillon të punohet për standardet dhe të diskutohet për kapitujt e librave, do të doja që në fillim t’i kemi përfaqësuesit tanë në grupin e përbashkët të punës me Shqipërinë dhe Kosovën, që së bashku ta përpilojmë që në fillim dhe gjatë rrugëtimit, librat dhe kurrikula të dalin sa më cilësor! Pastaj, t’u jepen mësuesve, të cilët sipas kushteve që i kanë dhe t’i jepen vërejtjet e mundshme për përmasimin e teksteve, cila do të jetë rruga më e mirë, që ne të njihemi zyrtarisht si palë konsultuese e këtij komisioni, që është krijuar, në mënyrë që ne ta përcjellin eksperiencën tonë, tha zonja Mira Shehu.

Ne u jemi mirënjohës për këtë fleksibilitet, të institucioneve tona,  sepse ky synim i yni, jo vetëm që do të krijojë lidhje e marrëdhënien intelektuale, sa i përket kualitetit të mësimdhënies, por edhe do te vendose mësimin e gjuhës shqipe ne diaspore mbi baza shkencore dhe te mbështetura në gjuhën Standarte shqipe. Por fundja, e tëra kjo do të jetë në interes të fëmijëve, që po rriten në diasporë dhe është ideali i të gjithë atyre që angazhohen për ruajtjen e identitetit kombëtar tek fëmijët e brezit të dytë apo të tretë, tha Dr.Prof. Ardiana Fishta-Bejko .

Takimi i sotëm, në prani të përfaqësueseve të të dy institucioneve tona shqiptare është një shpresë dhe ndjenjë e mirë, për një të ardhme më të mirë për diasporën shqiptare!  Unifikimi ynë dhe i të dy shteteve tona shqiptare, e lehtëson punën, në ruajtjen e arsimit, kulturës dhe të identitetit, te fëmijët mërgimtarë shqiptarë. Objektivi ynë kryesor është bashkëpunimi me institucionet tona, që së bashku ta krijojmë një lidhje të besueshme te mërgata jonë, sepse pa këtë bashkëpunim institucional nuk do të ketë suksese të pritshme, tha z. Mustafë Krasniqi.

Pra, ne mendojmë se ky Këshill ka aftësi dhe mundësi, që të jetë zëri i diasporës shqiptare, duke pasur përkrahjen e fuqishme të institucioneve tona! Me bindje të plotë e them, ngaqë kemi mësimdhënës të përgatitur, madje edhe me titujt të lartë shkencor, të cilët përpos vullnetit që kanë, kanë edhe gatishmërinë për t’u përballur me sfida të ndryshme, tha Krasniqi.

Nga i gjithë diskutimi me zotin Majko, zotin Brestovci dhe Dr. Hysa, ishin këto pyetje nga Kryesia e KMSHD-së:

-A është e mundur që të jetë një zë i përbashkët i dy institucioneve tona shqiptare, në përkrahjen e KMSHD-së dhe për t’i dhënë një legjitimitet, që ky Këshill të ketë një status institucional?

-Miratimi i KMSHD-së nga komisionin e Qendrës së Botimeve për Diasporë, a do të ishte më frytdhënës, ngaqë kemi të bëjmë praktikisht me metodologjinë e mësimdhënësve, që ata mund ta nxjerrin një praktikë më të avancuar didaktike.

Takimi u përmbyll me gatishmërinë e të gjitha palëve që të punojmë bashkërisht drejt qëllimit final unifikimit të shkollave shqipe, ky është një hap i rëndësishëm përpara në ndërtimin e urave midis diasporës dhe të shteteve Ame.

Mustafë Krasniqi

përgjegjës i sektorit për informimi i KMSHD-ë

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …