Austria ka marrë vendim që t’i njohë patentshoferët e Kosovës. Këtë e ka bërë me dije deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. Ai tha se vendimi është marrë të martën në Këshillin e Ministrave të Austrisë, por që tani duhet të kalojë në parlament. Se kur do të mblidhet parlamenti austriak për këtë çështje, Mandl tha se ende nuk dihet. “Në Këshillin e Ministrave u mor vendimi që të njihen patentë shoferët kosovarë në Austri. Tani krejt çka duhet është që të miratohet edhe në parlament, mirëpo ende nuk kemi ndonjë datë të saktë se kur do të mblidhet parlamenti për këtë çështje”, ka thënë Mandl.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …