Këshilli për Çështje të Përgjithshme në Bashkimin Evropian, mbajti takimin në të cilin u diskutua për zgjerimin e BE-së. Para nisjes së këtij takimi Këshilli i Ministrave të BE-së, ka publikuar një projekt të konkluzioneve sa i përket zgjerimit. Për vendin tonë, çështje me shumë rendësi është konsideruar dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, duke thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet më bëjnë më shumë përpjekje për të kontribuuar në këtë proces. Kosovës i është kërkuar edhe heqja e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. “Këshilli ndjen keqardhje për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vënie të tarifave duke e konsideruar këtë hap si shkelje të Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore. Lidhur me kërkesën 10-vjeçare për liberalizmit të vizave, Këshilli ka theksuar se është në dijeni që procesi i liberalizimit të vizave është proces i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, mirëpo vendimi për të finalizuar këtë proces është ende në fazën e shqyrtimit. Këshilli i Ministrave të Evropës si shqetësim për vendin ka shprehur dukurinë e korrupsionit dhe krimit të organizuar duke thënë se janë çështje që duhen adresuar nga autoritetet e Kosovës. Shqetësim tjetër ka përmendur edhe ndikimet politike në punësime dhe në emërimin e personave të dënuar për krime lufte në pozita zyrtare.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …