Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen konstituive të mbajtur dje në Prishtinë, ka zgjedhur kryesinë e re të Aleancës, prej 38 anëtarësh. Nënkryetarë të Aleancës janë zgjedhur: Ardian Gjini, Besnik Tahiri, Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj, ndërkaq Sekretar i Përgjithshëm, Muharrem Nitaj. Ish deputeti Gazmend Syla është zgjedhur sekretar organizativ. Ramush Haradinaj pa kundërkandidat është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të AAK-së.
Më poshtë lista e plotë të Kryesisë së AAK-së: