Këshilli i Përgjithshëm i SHFHDK-së zgjodhi kryesinë 13-anëtarëshe dhe KP prej 51 anëtarësh. Kryetar u zgjodh Naim Zhitia, ndërsa nënkryetar Ilir Meha. Pas themelimit të Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (SHFHDK), u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i kësaj Shoqate, i cili përbëhet prej 51 anëtarëve dhe përfaqësohet nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Më pas në mbledhjen e tij të parë, Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi Kryesinë e Shoqatës prej 13 anëtarësh. Kryetar u zgjodh Naim Zhitia, vëlla i heroit të kombit Afrim Zhitia, ndërsa nënkryetar u zgjodh Ilir Meha, djalë i dëshmorit Beqir Meha dhe nip i heroit kombëtar Tahir Meha.