Këshilli i Prindërve të Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka mirëpritur rifillimin e procesit mësimor. Ky Këshill ka bërë të ditur se për humbjen e procesit mësimor për tre javë do të kërkojë përgjegjësi ligjore ndaj fajtorit sepse është cenuar e drejta për shkollim të nxënësve. “Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon nga partnerët e arsimit që të punojmë bashkërisht në ditët në vijim për mënjanimin e të gjitha dëmeve që i kanë shkaktuar grevat”, thuhet ndër të tjera në njoftim. Po ashtu ky Këshill ka ftuar të gjithë prindërit që të jenë shumë më aktiv dhe të tregojnë interesimin e tyre ndaj fëmijëve nëpër shkolla dhe të bashkëpunojnë ngushtë me këtë këshill pasi që siç thuhet në njoftim, në këto tre javë të humbjes së procesit mësimor ka treguar qartë se askush më shumë se prindërit nuk mund të brengoset dhe të mbrojë interesin e fëmijës së tij në shkollë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …