Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka kërkuar nga SBASHK-u, që ta ndërpresë grevën. Pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave për mësimdhënësit. Përmes një njoftimi për media, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ka thënë se vazhdimin e grevës nga SBASHK-u, ky Këshill e konsideron të paarsyeshëm. Po ashtu në këtë njoftim është bërë e ditur se Këshilli i Prindërve ka ftuar takim me kryetarët e Këshillave të Komunave të Kosovës që të ndërmarr veprime me prindërit nëse greva e SBASHK-ut do të vazhdojë dhe do të koordinohen me DKA-të. “Këshill i Prindërve të Kosovës fton mësimdhënësit që të fillojnë procesin mësimor në çdo shkollë, dhe të mos lejojnë që bëhen vegël e personave që shfrytëzojnë situatat e tilla për promovim personal dhe për interesa personale”, thuhet më tutje në këtë njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …