MASH e anulon tenderin prej 1.3 milion euro për krijimin e sistemit të digjitalizimit për menaxhimin e arsimit.

Këshilli i Prindërve të Kosovës kundërshton subvencionimin e teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendimit të MAShTI, për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve shkollore për vitin e ri akademik. Nënkryetari i Këshillit, Visar Islami, ka theksuar se ende ka familje që nuk kanë marrë mjetet e premtuara nga subvencionimi i vitit të kaluar, duke ngritur shqetësime për efektivitetin e kësaj skeme. “Ne, ashtu si në të kaluarën, e kundërshtojmë këtë formë të furnizimit me tekste shkollore përmes subvencionimit. Ende ka familje që nuk i kanë marrë mjetet nga subvencionimi i vitit 2023,” ka deklaruar Islami për mediat. Vendimi  për të transferuar fondet drejtpërdrejt tek prindërit për blerjen e librave shkollorë është viti i dytë radhazi që zbatohet, megjithatë mbetet të shihet se si do të ndikojë kjo skemë në furnizimin me kohë të teksteve shkollore për nxënësit.

 

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …