Këshilli i Sigurimit sot do të diskutojë raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork  do të diskutojë raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë. Sipas raportit të Guterresit, atmosfera në Kosovë është ende e tensionuar dhe kur ekziston rreziku i përshkallëzimi i tensioneve. Në raportin për periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2024, i cili do të prezantohet në seancë nga kryetarja e UNMIK-ut – Caroline Ziadeh, Guterres u bëri thirrje të dyja palëve që të konfirmojnë përkushtimin e tyre për dialog nën patronazhin e BE-së dhe të zbatojë plotësisht marrëveshjet e mëparshme. Që nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999, ky organ ka diskutuar për Kosovën katër herë në vit deri në vitin 2018. Në vitin 2019 për Kosovën janë mbajtur tri seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa nga viti 2020 mbahen çdo vit dy seanca, në prill dhe tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …