Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë kanë reaguar pas verdiktit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me dekretin e Thaçit për mandatimin e Avdullah Hoti për formimin e qeverisë së re pas rrëzimit të qeverisë Kurti me mocionin e mosbesimit. Gjykata ka vendosur se dekreti i kryetari Thaçi është në përputhje të plotë me Kushtetutën. E lidhur me këtë vendim, pas reagimeve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar edhe SHBA dhe BE. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar edhe i Dërguari Special i kryetarit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell i cili ka thënë se të gjitha palët duhet të respektojnë vendimin e kësaj Gjykate. E këtij reagimi të Grenell i është bashkangjitur edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve të cilët shprehin të njëjtin konstatim.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …