Këshilli komunal Emergjent në Han të Elezit, Apel banorëve për kujdes maksimal

Këshillin Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e radhës. Në takimin të cilin e kryesoi nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani është vlerësuar gjendja aktuale në komunën e Hanit të Elezit me pandeminë Covid 19. Duke reflektuar mbi situatën më të re dhe numrin e rasteve në rritje me COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit, nënkryetari Qajani tha se muaji Nëntor e ka rënduar situatën me pandeminë e korona virusit. Sipas tij vetëm gjatë këtij muaji janë regjistruar 22 raste të konfirmuar pozitive prej të cilëve aktualisht janë 12 raste aktive. Bazuar në këto të dhëna Nënkryetari Qajani tha se gjendjen mundë ta vlerësojmë shqetësuese me ç’rast kërkoi nga të gjithë faktorët angazhim të shtuar që situata për as një moment mos të del nga menaxhimi. Ndërsa Medina Imishti, Drejtoresh e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale tha se bazuar në të dhënat nga QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” janë shtuar rastet me indikacione të infektimit me Covid 19 dhe se stafi i kësaj qendre është duke i zbatuar të gjitha protokollet e parapara për të menaxhuar me këto raste. Ajo në veçanti theksoi domosdoshmërinë që të gjitha familjet që kanë raste të konfirmuara pozitive të respektojnë obligimet për vetizolim dhe në maksimum të kufizojnë lëvizjet në publik bazuar në rekomandimet e IKSHP-së. Edhe Menduh Vlashi Drejtor i DKA-së e vlerësoi gjendjen në shkollat e komunës së Hanit të Elezit. Sipas tij përkundër rrethanave të vështirësuara, procesi arsimorë është duke u zhvilluar me rregull. Ai tha se në bashkëpunim të vazhdueshëm me DSHMS-në po sigurohen informatat për rastet e konfirmuara apo të dyshuara në mënyrë që paraprakisht fëmijët nga këto familje përkohësisht të ndërpresin mësimin si masë preventive. Drejtori Vlashi tha se aktualisht janë 16 nxënës në vetizolim nga se janë nga familjet e konfirmuara pozitive. Bazuar në të gjitha këto rrethana të rënduara, Këshillin Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit bëri apel te të gjithë banorët e komunës për kujdes maksimal, të ruajmë shëndetin personal dhe të familjeve tona dhe me përpjekje të përbashkëta ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak pasoja.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …