Këshilli komunal Emergjent në Han të Elezit, Apel banorëve për kujdes maksimal

Këshillin Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e radhës. Në takimin të cilin e kryesoi kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, është vlerësuar gjendja aktuale në komunën e Hanit të Elezit me pandeminë Covid 19. Duke iu referuar gjendjes aktuale, kryetari Suma tha se, gjatë muajit Dhjetor kemi të konfirmuar 8 raste pozitive e cila krahasuar me muajin Nëntor kur kanë qenë të konfirmuar 29 raste kemi numër më të vogël të rasteve. Bazuar në këto të dhëna Kryetari Suma tha se gjendjen mundë ta vlerësojmë me trende të zvogëlimit të rasteve por që kërkoi nga të gjithë faktorët angazhim të shtuar që situata të menaxhohet sa më mirë. Kryetari Suma i njoftoi të pranishmit edhe për aktivitetin që tashmë ka filluar në QKMF-në “Dr. Menduh Kaloshi” ku ka filluar realizimi i testeve serologjike. Bazuar në të dhënat e para, edhe pse në një mostër të vogël prej 120 testimeve, trendi i rezultateve konfirmon se një pjesë e konsiderueshme e të testuarve tashmë e kanë kaluar virusin, dhe kanë një masë të madhe të imunitetit. Mirëpo konstatohen edhe raste të cilët aktualisht janë pozitiv dhe të cilëve iu kërkohet vetizolimi dhe rekomandimi për testim në Laboratorët e Mikrobiologjisë Molekulare e IKShPK që me metodën RT-PCR, të konstatojnë gjendjen e tyre. Të njëjtëve iu kërkohet që edhe fëmijët e tyre për kohë të caktuar ti ndalojnë nga vijimi i mësimit. Ndërsa Medina Imishti, Drejtoresh e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale tha se stafi i kësaj qendre është duke i zbatuar të gjitha protokollet e parapara për të menaxhuar me këto raste. Edhe ajo theksoi se për realizimin e testeve serologjike së bashku me QKMF-në është hartuar një planë i testimeve bazuar në kapacitetet e laboratorit dhe prioriteteve aktuale. Ajo në veçanti theksoi domosdoshmërinë që të gjitha familjet që kanë raste të konfirmuara pozitive të respektojnë obligimet për vetizolim dhe në maksimum të kufizojnë lëvizjet në publik bazuar në rekomandimet e IKSHP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …