Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, dhe me pjesëmarrje të anëtarëve tjerë, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën janë disktuar çështje të interesit të përgjithshëm. Situata e sigurisë është vlerësuar shumë e mirë dhe e qetë, konstatim ky që u bë nga komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi. Edhe siguria në komunikacion është në nivele të kënaqshme, ndërsa policia e Kosovës është e gatshme për mbarëvajtje të trafikut tani kur pritet ardhja e bashkatdhetarëve. Sa u përket bashkatdhetarëve, komuna e Skenderajt është duke përgatitur aktivitete kulturore, argëtuese e sportive dhe një sërë aktivitetesh tjera. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Berisha tha se i gjithë organizimi po bëhet në mënyrë që bashkatdhetarët të kalojnë pushime të këndshme në vendlindje. Ndërkaq drejtori për Bujqësi, Behxhet Maliqi, njoftoi fillimin e fushatës së korrje-shirjes, për të cilën tha se me kohë janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi të zhvillohet dhe të përfundojë me sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …