Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Han të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Janar

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për Muajin Janar.

Këshilli për rend të ditës ka shqyrtuar:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Informatë mbi sigurinë në komunën e Hanit të Elezit.

  3. Informatë për Pandeminë Covid-19 në Komunën e Hanit të Elezit

  4. Të ndryshme.

Në takimin të cilin e kryesoi Kryetari i Komunës Rufki Suma, pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, lidhur me gjendje e sigurisë raportoi Komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit Toger Nuhi Dema. Sipas Toger Nuhi Dema, edhe muajin Janar mundë ta vlerësojmë se ka kaluar i qetë dhe pa ndonjë rast të veçantë të cenimit të sigurisë publike. Ai tha se gjatë muajit janë raportuar vetëm 7 raste në përgjithësi raste të cilat nuk kanë cenuar rëndë rendin dhe qetësinë publike dhe të cilat do të trajtohen sipas procedurave të rregullta. Në takim të KKSB-së Kryetari Suma raportoi mbi gjendjen me Pandeminë e Covid-19 në Komunën e Hanit të Elezit. Sipas kryetarit Suma në komunën e Hanit të Elezit gjatë muajit Janar janë vetëm 3 raste të konfirmuara pozitive prej të cilave vetëm një rast është aktualisht pozitiv. Kryetari Suma tha se pavarësisht këtyre rrethanave duhet të vazhdohet në zbatimin e të gjitha masave të cilat vijnë si rekomandime nga Institucionet përkatëse. Në takim u trajtuan edhe tema tjera të cilat mundë të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në Komunën e Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …