Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Viti mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt, në të cilën është diskutuar për gjendjen e sigurisë në këtë komunë, për gjatë kësaj periudhe. Kjo mbledhje është kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili theksoi se gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është e qetë dhe stabil dhe për këtë i falënderoj të gjithë. Ai po ashtu vuri në pah se në pjesën e dytë të vitit pritet të këtë një fluks të madh të bashkatdhetarët që vijnë për pushime në vendlindje, por do të këtë edhe aktivitete dhe ngjarje të shumta që mund të ndikojnë në sigurinë. Ndërkaq  rreth situatës së sigurisë në komunën e Vitisë, ka folur komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, i cili i njoftoi se gjendja e sigurisë në këtë komunë mbetet stabile dhe sipas tij nuk ka pasur incidente kritike që do të ndikonte në siguri.  Ai gjithashtu paraqiti edhe disa statistika duke krahasuar rastet e periudhave të njëjta me këtë vit, duke theksuar në veçanti se ka ulje të veprave penale për 6%. Në këtë takim, anëtarët e KKSB-së ngritën edhe disa çështje që janë të bëjnë me sigurinë.

May be an image of 10 people and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …