Me ankesa ndaj komisioneve parlamentare dhe qeveritare ka filluar mbledhja e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës. Përfaqësuesit e këtij Këshilli kanë thënë se Komisionet nuk po bëjnë aq sa duhet për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ata thanë se anëtarët e këtyre Komisioneve përveç udhëtimeve në shtetet perëndimore nuk kanë bërë asgjë. Shpresë e vetme ka mbetur vetëm edhe diskutimi nga Ekipi negociator për bisedime me shtetin serb. Ata më tutje kanë shtuar se nëse institucionet e vendit do të angazhoheshin më shumë në këtë aspekt, shifrat e personave të zhdukur do të ishin më të pakta këto viteve të fundit. Po ashtu të shtunën edhe është hapur ekspozita me fotot e krimeve mbi popullatën shqiptare në Kosovë nga terrori serb gjatë luftës së vitit 1998/1999.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …