Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për të sensibilizuar çështjen e të drejtave të familjarëve të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë. Kryetari i këtij Këshilli, Ahmet Grajcevci, theksoi se familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi, pasi kriminelët vazhdojnë të lëvizin lirshëm, duke mos u ndëshkuar për krimet që kanë kryer. Edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Ukshin Hoti, shprehu indinjatën e tij ndaj faktorëve ndërkombëtarë, duke kërkuar që ata të ushtrojnë presion mbi Serbinë për të zbuluar fatin e të zhdukurve. Ai theksoi se diplomatët ndërkombëtarë duhet të kushtëzojnë Serbinë për të siguruar informacion rreth fatit të viktimave, duke ofruar mundësinë që familjarët të mësojnë të paktën se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre. Aktualisht, rreth 1mijë e 500 persona ende figurojnë si të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, ndërsa kërkesat për drejtësi dhe transparencë vazhdojnë të mbeten të pandryshuara.
Kontrolloni gjithashtu
Makfirete Dibrani paralajmëron keqpërdorim të projekteve të Ujërave dhe kërkon hetim nga Prokuroria Speciale
Udhëheqësja e Divizionit për Menaxhimin e Resurseve Ujore në MMPHI, Makfirete Dibrani, ka bërë një …