leoni

Këshilli Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, mbajti takimin e radhës të parin për vitin 2019

Këshilli Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, mbajti takimin e radhës të parin për vitin 2019. Edhe në këtë takim diskutimet nga të gjithë anëtarët e Këshillit ishin të fokusuara, në ngritjen e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Këshilli u bënë thirrje, të gjithë punëdhënësve dhe punëmarrësve të vendit që të kontribuojnë në ofrimin e ambienteve sa më të sigurta dhe të shëndetshme në vendet tona të punës, duke respektuar ligjet dhe rregulloret në fuqi që e rregullojnë këtë fushë. Këshilli inkurajon edhe Inspektoratin e Punës, që të rrisë kapacitetet e veta inspektuese në teren dhe të veprojnë konform mandatit të tyre ligjor. Këshilli mbetet i hapur për bashkëpunim me të gjithë akterët e mundshëm dhe në këtë,  drejtim falënderojmë edhe një pjesë të shoqërisë civile të cilët  tani e një vit janë pjesë e angazhimeve tona të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …