KMDLNJ, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që t’i spastrojnë listat e veteranëve të luftës, derisa ka kërkuar përgjegjësi për fryrjen e këtyre listave. Verifikimi i listave të veteranëve të luftës ishte një proces i stërzgjatur, i ngarkuar me parregullësi dhe për pasojë bëri që Kosova të radhitet si vendet ndër më të militarizuarat në vitet 1997 e deri te përfundimi i verifikimit të listave. Afërsisht 47.000 veteranë me status të njohur dhe të tjerët që presin njohjen e këtij statusi e bënë që numri i veteranëve të luftës të kalojë shifrën 70.000 veteranë që më shumë është në fushën e fantastikës shkencore se realitetit. Veteranët e luftës që vërtetë ishin veteranë asnjëherë nuk dolën në radhët e para për statusin e tyre por mashtruesit e konvertuar, brenda ditës apo natës në veteranë ishin ata që i bënë listat nga të cilat turpërohet çdo ushtar i UÇK – së, përkrahës i tyre, mbështetës i luftës së UÇK – së apo edhe çdo qytetar që mendon me kokë të vetën dhe që ia donë të mirën këtij vendi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …