Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për shtrenjtimin e energjisë elektrike. KMDLNj ka kërkuar që inkasimi i faturave për energjinë e shpenzuar të bëhet pa i diskriminuar konsumatorët në baza etnike sikur që të bëhet subvencionimi i faturave për kategoritë sociale, si kriter i vetëm i përkrahjes së kategorive të rrezikuara. Këshilli ka kërkuar që urgjentisht të ndërpritet pagesa e faturave për serbët në veri të Kosovës gjë që jo se nuk është bërë por ZRRE-ja nga Qeveria e Kosovës kërkoi afërsisht 30 milionë euro për të paguar rrymën për serbët e veriut të Kosovës, për vetëm tre muaj. Me këtë diskriminimi i konsumatorëve në baza etnike jo se nuk është ndërprerë por vetëm se është bërë më i qëndrueshëm dhe se nuk ka shenja se do të ndërpritet. Kosova është në situatë shumë të rënduar energjetike si pasojë e krizës globale dhe ngritjeve të mëdha të çmimeve të energjisë elektrike në tregun botëror andaj ka qenë e pritshme që edhe këtu të ketë rritje të çmimit për ta ruajtur qëndrueshmërinë e furnizimit, pasi filluan reduktime të mëdha”, është thënë mes tjerash, në reagimin e KMDLNj-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …