Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut është duke përcjell zhvillimin e ngjarjeve në Mitrovicën e Veriut. Sipas këtij Këshilli në veri të vendit nuk ka kushte të mbahen zgjedhjet. Që nga dita e shpalljes së këtyre zgjedhjeve u vunë në veprim strukturat paralele dhe paramilitare për të penguar këto zgjedhje përmes frikësimit të votuesve të mundshëm si dhe kandidatëve, përfaqësues të subjekteve politike apo kandidatë të pavarur të cilët u tërhoqën nga gara. Në garë mbetën subjektet politike shqiptare, me kandidatë të tyre e që paraqesin minoritet elektoral e që nuk e përcakton rezultatin përfundimtar dhe real të pushtetit lokal. Sidomos kohëve të fundit janë aktivizuar forcat që zbatojnë dhunë psikike dhe fizike ndaj atyre që kundërshtojnë Partinë Paramilitare Politike, Listën Serbe, e cila, në emër të ‘mbrojtjes’ së interesave të serbëve angazhohen të zbatojnë politikat destabilizuese të Serbisë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …