Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka ngritur si shqetësim menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, duke thënë se është menaxhimi i keq, që nga cilësia, numri, lokacioni ku janë të vendosur kontejnerët e deri te grumbullimi, mbledhja dhe largimi i tyre. KMDLNj shtron pyetjen se çfarë logjike ka të mbingarkohen sheshet si ai “Adem Jashari“, “Zahir Pajaziti“ dhe “Skënderbeu” me panaire të ndryshme, shërbime gastronomike etj. kur platoja mbi Pallatin e Rinisë ka hapësirë të mjaftueshme dhe nuk shfrytëzohet fare. “KMDLNj rekomandon drejtorinë përkatëse në komunën e Prishtinës të bëjë një incizim të gjendjes ekzistuese të kontejnerëve dhe pikave të grumbullimit të mbeturianve si dhe deponisë së mbeturinave. KMDLNj rekomandon që në të gjitha pikat ku janë të vendosur kontejnerët të mbulohen me kamera në mënyrë që abuzuesit me mebturina të dënohen për shkeljet eventuale që i bëjnë”, thuhet në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …