KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me vdekjen e 54-vjeçarit me inicialet H.M i fshatit, Mamushë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar me rastin vdekjen e 54 vjeçarit me inicialet H.M nga Mamusha, duke vlerësuar se kishte mungesë të përkujdesjes shëndetësore   KMDLNj thotë se është informuar se me datë 12.02.2024 në Emergjencën e Spitalit në Pejë, në ora 19.00, ishte konstatuar vdekja e të burgosurit H.M., 54 vjeçar i lindur në Mamushë. “I burgosuri ishte sjellur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, në Dubravë ku trajtohej sipas udhëzimeve të specialistëve të fushës. Fillimisht, para se të transferohej në Stacionar në Dubravë ishte vendosur në Q.P. në Prishtinë ku nuk kishte kapacitete e as mundësi të trajtohej në përputhje me problemet e rënduara shëndetësore që i kishte”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …